Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live në emisionin “Big Brother Radio” me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Këtë mbrëmje me Elona Duron ka qenë ish-futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit Andi Lila dhe gazetari i njohur i sportit Alban Xhihani.
Duke qenë se Elona, Andi dhe Albani kanë qenë të tre së bashku pjesë e një rrugëtimi shumë të bukur të kombëtares, ata rikujtuan disa momente. Bëhet fjalë për vitin 2016 ku për herë të parë në historinë e saj, skuadra shqiptare u bë pjesë e kampionatit europian të futbollit. Ja si shprehet Albani për raportin që patën gazetarët me ekipin:
Një diçka shumë e bukur, një ndjesi shumë e mirë ishte midis gazetarëve në atë kohë të Digitalb dhe SuperSport dhe ekipit kombëtar. Sepse edhe De Biasi veproi me zgjuarsi sipas vlerësimit tim, duke i bërë të gjithë lojtarët e famshëm. Në atë kohë vetëm Lorik Cana njihej. Në ato eliminatoret e kampionatiti Euro 2016, De Biasi veproi ndryshe dhe mediat e SuperSport-in e la që të ishin të pranishëm në ato eliminatore. U bënë të gjithë të famshëm.
Alban Xhihani tha gjithashtu për Andi Lilën se në atë periudhë kishte një stres të paparë dhe nuk i qeshte buza për asgjë. Jo vetëm ai, por të gjithë lojtarët ishin në ankth se kush do të ishte pjesë e 23 personave që do të ishin pjesë dhe duhet të ishin deri diku në garë me njëri-tjetrin.