Shefi i Teslas, Elon Musk, beson se kompania e automjeteve duhet të shkurtojë punonjësit e saj me 10%. Vendimi i dërguar në një email drejtuesve të grupit, lidhet me “një ndjenjë shumë të keqe për trendin ekonomik”. Shkurtimi, llogarit ‘Reuters’, mund të jetë rreth 10 mijë punëtorë. Për momentin Tesla, e cila ka fabrika në SHBA, Kinë dhe Berlin, punëson 99.290 punonjës.
Mesazhi vjen dy ditë pas komunikimit kundër punës në distancë të Elon Musk, sipas të cilit:
Kushdo që dëshiron të punojë në distancë duhet të jetë në zyrë për një minimum 40 orë në javë ose të largohet nga Tesla.
Musk më pas theksoi se zyra duhet të jetë një zyrë Tesla, jo një filial që nuk ka lidhje me detyrat e saj të punës. Emaili që CEO i Tesla-s u ka dërguar së fundmi menaxherëve të kompanisë u zbulua në mediat sociale, duke shkaktuar polemika. Musk nuk e ka konfirmuar ende vërtetësinë e tij, por ai hyri në këtë temë në Twitter. Një ndjekës e pyeti: “Shumë njerëz po flasin për emailin, a doni t’u thoni diçka atyre që mendojnë se puna në zyrë është një koncept i vjetër?” dhe ai u përgjigj: “Duhet të bëjnë sikur punojnë diku tjetër”.
Ndërkaq, nëse miliarderi i teknologjisë do ta kishte dëgjuar nënën e tij, duket se nuk do të kishte bërë një pasuri prej afro 229 miliardë dollarësh. Së fundmi, modelja e njohur Maye Musk, teksa u pyet për planet e biznesit të së birit, u përgjigj se nuk ka shumë ndikim në procesin e vendimmarrjes së djalit të saj.
Duke folur për ‘Today With Hoda & Jenna’, 73-vjeçarja u pyet për dëshirën e Elon Musk për të blerë Twitter.
Të bëjë çfarë të dojë. I thashë të mos bënte makinë elektrike apo raketa dhe ai nuk më dëgjoi.