Tech

Elon Musk sjell në “jetë” projektet që dikur dukeshin të paarritshme!

Adhuruesit e inteligjencës artificiale por edhe ata nga fusha e teknologjisë informative kanë bërë një paralele mes filmit “I, Robot” me aktorin Will Smith në rolin kryesor dhe produkteve më të fundit që janë prezantuar nga CEO ekzekutiv i Telsa, Elon Musk. Ajo që dikur dukej e pabesueshme dhe ndoshta e paarritur e shfaqur në këtë film fantastiko-shkencor të realizuar pikërisht 20 vite më parë, tani Musk ka arritur t’i japë jetë.

Ai së fundmi prezantoi robotin dhe automjetin, që janë pothuajse identik me ata të prezantuar në filmin “I, Robot”. Mjaftoi prezantimi i produkteve më të fundit nga Musk që të fillojnë debatet e shumta lidhur me atë nëse ishte parashikuar që në të ardhmen të avancojë në këtë nivel teknologjia. Mbetet të shihet nëse Musk ishte inspiruar nga ky film, për të nisur projektet.

Rikujtojmë se MAiRA Pro S, dirigjenti robotik i gjeneratës së ardhshme bëri debutimin e saj së fundmi në Dresden të Gjermanisë. Dy performancat e saj në qytetin gjerman lindor kanë për qëllim të tregojnë përparimet më të fundit, si dhe muzikën e shkruar në mënyrë për të shfrytëzuar teknologjinë e shekullit të 21-të. Drejtori artistik i Sinfoniker të Dresdenit, Markus Rindt, tha se qëllimi nuk ishte të zëvendësonte qeniet njerëzore, por të performonte muzikë komplekse që dirigjentët njerëzorë do ta kishin të pamundur.