Gossip

Elon Musk qenka një koprac i vërtetë, miliarderi i teknologjisë zbulon të vetmin luks që e kënaq!

Bilioneri Elon Musk ka habitur së fundmi me deklaratën e tij. Ai ka thënë se nuk zotëron asnjë shtëpi dhe fle në dhomat e gjumit të miqve të tij pjesën më të madhe të kohës. Musk, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë 269.5 miliard dollarë sipas ‘Forbes’ tha se:

Unë as që zotëroj një shtëpi, unë jam duke qëndruar nëpër shtëpitë e miqve. Nëse udhëtoj në Zonën e Gjirit, ku është pjesa më e madhe e inxhinierisë së Teslës, unë fle nëpër dhomat e gjumit rezervë të miqve. Unë nuk kam jaht, nuk bëj pushime.

Pavarësisht stilit befasues së themeluesit të “Tesla” dhe SpaceX, miliarderi i teknologjisë zbuloi të vetmin luks që kënaqet. Ai ka treguar gjatë përgjigjes së një pyetjeje në lidhje me pabarazinë e pasurisë në SHBA midis amerikanëve dhe miliarderëve, se do të ishte problematike të konsumonte miliarda dollarë për konsum vetjak.

“Sigurisht, do të ishte shumë problematike nëse do të shpenzoja miliarda dollarë në vit në konsum personal, por nuk është kështu. Konsumi im personal nuk është i lartë”,-tha ai, duke shtuar se avioni privat është i vetmi përjashtim.

Rikujtojmë, se në maj 2020, Musk shkroi në Twitter se:

Po shes pothuajse të gjitha pasuritë fizike. Nuk do të kem shtëpi.

Rikujtojmë, se kompania gjigante Twitter njoftoi së fundmi se bordi i saj i drejtorëve miratoi njëzëri mbrojtjen “pilula helmuese” si një kundërpërgjigje të një oferte të CEO-së së Teslas, Elon Musk për të blerë kompaninë dhe për ta kontrolluar privatisht. Strategjia e mbrojtjes “pilula helmuese” u jep aksionerëve ekzistues të drejtën për të blerë aksione shtesë me një zbritje. “Pilula helmuese” janë strategjia përfundimtare midis kompanive që janë nën sulm nga investitorët e mëdhenj ose në situata të blerjes nga kompanitë armiqësore.

Sjellim në vëmendje se është publikuar së fundmi ‘traileri’ i “Return to Space”, një film dokumentar nga regjisorët fitues të “Oscars”, Elizabeth Chai Vasarhelyi dhe Jimmy Chin që paraqet ngritjen frymëzuese të SpaceX dhe përpjekjet prej dy dekadash të Elon Musk për të ringjallur ambiciet e Amerikës për udhëtimet në hapësirë.