Miliarderi i teknologjisë Elon Musk është paditur së fundmi për 258 miliardë dollarë nga një investitor i Dogecoin, i cili e akuzoi atë për drejtimin e një skeme piramidale për të mbështetur kriptomonedhën. Në një ankesë të paraqitur në gjykatën federale në Manhattan, paditësi Keith Johnson akuzoi Musk, kompaninë e makinave elektrike Tesla Inc dhe kompaninë e turizmit hapësinor SpaceX për shantazh për reklamimin e Dogecoin dhe rritjen e çmimit të tij, vetëm për ta lënë çmimin të bjerë.
Në ankesë thuhej se:
Të pandehurit ishin të vetëdijshëm që nga viti 2019 se Dogecoin nuk kishte asnjë vlerë ende duke promovuar Dogecoin për të përfituar nga tregtimi i tij. Musk përdori piedestalin e tij si njeriu më i pasur në botë për të operuar dhe manipuluar skemën piramidale Dogecoin për përfitim, ekspozim dhe argëtim.
Ankesa gjithashtu grumbullon komente nga Warren Buffett, Bill Gates dhe të tjerë që vënë në dyshim vlerën e kriptomonedhës. Ndërkaq, ai dëshiron të bllokojë Musk dhe kompanitë e tij nga promovimi i Dogecoin. Tesla në shkurt 2021 tha se kishte blerë 1.5 miliardë dollarë Bitcoin dhe për një kohë të shkurtër dhe e pranoi atë si pagesë për automjetet.
Rikujtojmë se së fundmi Bill Gates i ka hedhur së fundmi poshtë NFT-të duke i cilësuar “si 100% të bazuara në teorinë e budallait më të madh” koncepti financiar nga ku edhe asetet e mbivlerësuara mund të sjellin para për sa kohë që gjeni një idiot më të madh për t’i shitur ato.
Ndërkaq, sjellim në vëmendje se Elon Musk ka kërcënuar me tërheqje të ofertës 44 miliardë dollarëshe për blerje të rrjetit social, Twitter, duke akuzuar drejtuesit e platformës për pengim të kërkesave të tij për të mësuar më shumë për përdoruesit e kompanisë. Musk ka thënë se Twitter ka refuzuar t’ia ofrojë të dhënat e nevojshme që do ta lehtësonin sipas tij vlerësimin e profileve të rreme apo të padëshirueshme.