Elon Musk, themeluesi i SpaceX, Tesla dhe ‘Boring Company’ së fundmi ka nxjerrë në treg parfumin “Burnt Hair” një aromë e re në shishe e disponueshme përmes faqes së internetit të Boring Company. Në fund të shtatorit, Musk la të kuptohet për produktin e ardhshëm, duke postuar në Twitter:
“Burnt Hair”, parfum për burra.
The finest fragrance on Earth!https://t.co/ohjWxNX5ZC pic.twitter.com/0J1lmREOBS
— Elon Musk (@elonmusk) October 11, 2022
Musk njoftoi disponueshmërinë e parfumit në një postim në Twitter duke e quajtur atë “aroma më e mirë në Tokë”. Faqja e produktit ka shumë pak detaje përveç disa kopjeve reklamuese që e quajnë atë “thelb i dëshirës së neveritshme”.
Disa citate sugjerojnë se ka erë si të përkuleni mbi një qiri në tryezën e darkës dhe se do t’ju ndihmojë të dalloheni në një turmë ndërsa ecni nëpër një aeroport. Musk duket se po fuqizon shitjet e parfumit, 100 dollarë për shishe. Deri tani numri i njerëzve që e kanë blerë këtë parfum ka shkuar në 10.000.
Së fundmi miliarderi i teknologjisë bëri shaka për familjen e tij të madhe në një intervistë me “Financial Times”, duke thënë se ai është shumë i sigurt që nuk do të ketë më fëmijë të tjerë. Megjithatë, 51-vjeçari sqaroi se nuk është kundër që të ketë edhe më shumë fëmijë në të ardhmen. Shefi i Teslas u bë baba në vitin 2002 kur erdhi në jetë djali i tij Nevada, por foshnja ndërroi jetë pas 10-javëve.