Elon Musk do të ishte akuzuar për ngacmim seksual. Kështu raporton “Business Insider”, sipas të cilit akuza është formuluar nga një ish-punonjëse e SpaceX, një kompani e hapësirës ajrore e themeluar nga miliarderi amerikan. Sipas shkrimit, në vitin 2016 Musk i tregoi organet gjenital një gruaje dhe i propozoi të kryente marrëdhënie.
Dy vjet më pas Space X dyshohet se i ka paguar ish-punonjëses 250,000 dollarë për të zgjidhur mosmarrëveshjen jashtë gjykatës. Musk i hodhi poshtë menjëherë akuzat, duke e cilësuar artikullin si “të motivuar politikisht”. Miliarderi i teknologjisë specifikoi se:
Nëse do të isha i prirur ndaj ngacmimeve seksuale, vështirë se do të dilte në dritë për herë të parë sot, në mbi 30 vite karrierë.
Rikujtojmë, se Musk njoftoi së fundmi se oferta e tij prej 44 miliard dollarësh për blerjen e rrjetit social Twitter, nuk do të finalizohet nëse nuk vërtetohet se llogaritë fiktive përbëjnë 5% të llogarive totale në platformë.
Oferta ime u bë duke besuar se shifrat e Twitter-it ishin të sakta. Një ditë më parë, shefi ekzekutiv i Twitter-it refuzoi të tregojë me fakte se nën pesë për qind e llogarive, janë fiktive. Kjo marrëveshje nuk mund të finalizohet nëse ai nuk e fakton një gjë të tillë.
Para disa ditësh CEO i Tesla-s dhe SpaceX, ka postuar në profilin e tij në Twitter disa postime mjaft shqetësuese. Edhe pse miliarderi njihet për sensin e tij të humorit, sidomos për sa i përket postimeve të tij në Twitter, këtë radhë ndjekësit e tij janë shqetësuar teksa Musk ka shkruar:
Nëse unë vdes në rrethana misterioze, ishte kënaqësi që u njohëm.