Celebrities Politikë

Elon Musk ka dhuruar një shifër të majme për fushatën e Trump?

Elon Musk ka dhuruar një shumë rekord prej 289,100 dollarësh për Partinë Republikane të Donald Trump në muajin gusht, sipas informacionit të publikuar nga Komiteti Kombëtar Republikan i Kongresit, raporton CNN.

Musk, pronari i Tesla-s dhe personi më i pasur në botë me një vlerë neto mbi 250 miliardë dollarë, ka kontribuar për të dyja partitë në të kaluarën, por kjo është shuma më e madhe që ai ka dhuruar ndonjëherë për republikanët.

Në korrik, Wall Street Journal raportoi se ai kishte planifikuar të dhuronte rreth 45 milionë dollarë në muaj për të ndihmuar Trumpin në fushatën zgjedhore. Ka dyshime se Musk ka kontribuar më shumë se kaq, dhe një PAC që pranon donacione të pakufizuara do të zbulojë aktivitetin e tij financiar për tremujorin e tretë më 15 tetor, duke ofruar një pasqyrë më të qartë të kontributit të tij.