Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov ka akuzuar sot pronarin miliarder të Teslas, Elon Musk, se i ka çaktivizuar nga distanca automjetin elektrik Tesla Cybertruck që i dhuroi në gusht. Kadyrov, i cili ka sunduar Çeçeninë me grusht të hekurt për 17 vjet, u shfaq në një video duke drejtuar automjetin, të cilit i kishte montuar sipër një mitraloz dhe shprehej se do shkonte me të në frontin e luftës në Ukrainë.
Edhe pse Kadyrov deklaronte se Musk ia ka bërë dhuratë makinën, pronari i Tesla e mohoi këtë përmes një postimi në platformën ‘X’. “Kohët e fundit, Musk çaktivizoi nga distanca Cybertruck”, u ankua Kadyrov në një postim në Telegram. “Nuk është mirë Elon Musk të sillesh kështu. Ofron dhurata të shtrenjta nga zemra dhe më pas i çaktivizon ato nga distanca”, shtoi lideri çeçen. Kadyrov pretendon se automjeti është përdorur në operacione ushtarake dhe u dërgua në Ukrainë “ku ia doli mrekullisht” para se Musk ta çaktivizonte.
Në vitin 2024, lista e njerëzve më të pasur në botë është përditësuar me disa ndryshime të rëndësishme, duke reflektuar ndryshimet e fundit në sektorët kryesorë të teknologjisë dhe industrisë luksoze. Në krye të listës qëndron Elon Musk, i cili ka arritur një pasuri prej 245 miliardë dollarësh. Rritja e tij prej 16.4 miliardë dollarësh gjatë këtij viti është kryesisht rezultat i ngritjes së vlerës së aksioneve të kompanive të tij, Tesla dhe SpaceX. Tesla, e cila është një lider në prodhimin e makinave elektrike dhe teknologjive të energjisë së rinovueshme, dhe SpaceX, e cila është në avancimin e eksplorimeve hapësinore dhe zhvillimin e raketave të ripërdorueshme, kanë kontribuar në këtë rritje të ndjeshme të pasurisë së Musk.