Së fundmi, miliarderi Elon Musk ka shprehur se po mendon seriozisht për krijimin e një platforme të re të mediave sociale. Kjo vjen pas kritikave të tij ndaj rrjetit social Twitter, ku ai pretendoi se platforma nuk e lejon fjalën e lirë. Me anë të një postimi në këtë rrjet social, ai shkroi se:
Duke pasur parasysh se Twitter shërben si sheshi publik de facto i qytetit, mosrespektimi i parimeve të fjalës së lirë minon rrënjësisht demokracinë. Çfarë duhet bërë? A nevojitet një platformë e re?
Is a new platform needed?
— Elon Musk (@elonmusk) March 26, 2022
Një marrëveshje e vitit 2018 me Komisionin e Letrave me Vlerë kërkon që Musk të marrë miratimin paraprak nga drejtuesit e tjerë të Tesla-s përpara se të publikojë postime në Twitter për kompaninë. Pasi Musk pyeti ndjekësit e tij në Twitter në nëntor nëse ai duhet të shesë 10% të aksioneve të tij në Tesla, kompania e automjeteve elektrike mori një thirrje nga SEC sepse pyetja e sondazhit shkaktoi një shitje të aksioneve të cilën CEO e ka quajtur “ngacmim”.
Në fillim të kësaj jave, në përgjigje të Musk që sfidoi thirrjen, një rregullator i SEC i kërkoi një gjykatësi federal që të lejojë që postimet e tij në Twitter të vazhdojnë të shqyrtohen. Nëse vazhdon me lançimin e një platforme të tijën, Musk do t’i bashkohet një liste në rritje të figurave publike dhe kompanive të teknologjisë që po heqin dorë nga rrjetet aktuale të mediave sociale dhe po krijojnë platformat e tyre, shpesh duke mbrojtur “fjalën e lirë”. Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili është përjashtuar nga Twitter që nga janari i vitit 2021, lançoi ‘Truth Social’ në shkurt.
Rumble, Parler, Gettr dhe shërbime të tjera janë krijuar gjithashtu si alternativa ndaj rrjeteve sociale kryesore. Sjellim në vëmendje se së fundmi është publikuar së fundmi ‘traileri’ i “Return to Space”, një film dokumentar nga regjisorët fitues të “Oscars”, Elizabeth Chai Vasarhelyi dhe Jimmy Chin që paraqet ngritjen frymëzuese të SpaceX dhe përpjekjet prej dy dekadash të Elon Musk për të ringjallur ambiciet e Amerikës për udhëtimet në hapësirë.