Tech

Elon Musk heq dorë nga padia kundër OpenAI!

Elon Musk ka kërkuar papritur nga një gjykatë në Kaliforni të tërheqë një çështje ligjore kundër OpenAI dhe shefit të saj Sam Altman duke akuzuar kompaninë për një shkelje të kontratës dhe braktisjen e misionit të saj për krijimin e teknologjisë së AI në dobi të njerëzimit. Deklarata e dorëzuar nga avokatët e multimiliarderit kërkon që çështja të pushohet pa ofruar asnjë arsye për këtë lëvizje.

BBC News thotë ka kontaktuar avokatin e Musk dhe OpenAI për koment. Dosja e fundit kërkonte pushimin e çështjes “pa paragjykime”, që do të thotë se Musk mund ta riaktivizojë atë në një fazë të mëvonshme. Shefi i Tesla-s ngriti padi kundër OpenAI duke argumentuar se kompania që ai kishte ndihmuar të themelonte në 2015 kishte devijuar nga qëllimet e saj altruiste për t’u fokusuar në fitimin e parave.

OpenAI kundërshtoi këtë duke thënë se Musk kishte mbështetur më parë idenë e një strukture fitimprurëse dhe madje sugjeroi një bashkim me firmën e tij të makinave elektrike Tesla. Mosmarrëveshjet u intensifikuan në fillim të kësaj jave pasi Apple zbuloi një partneritet me OpenAI. Pas njoftimit, Musk postoi disa mesazhe në platformën e tij të mediave sociale X duke kritikuar marrëveshjen.

“Nëse Apple integron OpenAI në nivelin OS, atëherë pajisjet Apple do të ndalohen në kompanitë e mia. Kjo është një shkelje e papranueshme e sigurisë”-ka thënë Musk. “Vizitorëve do t’u kontrollohen pajisjet e tyre Apple në derë, ku do të ruhen në një ‘kafaz;”-shtoi Musk, i cili është gjithashtu CEO i prodhuesit të automjeteve elektrike Tesla dhe prodhuesit të raketave SpaceX. Deklaratat e tij erdhën pasi Apple njoftoi se po bashkëpunon me OpenAI për të vendosur ChatGPT në asistentin zanor Siri. “Është krejtësisht absurde që Apple nuk është mjaftueshëm i zgjuar për të krijuar AI-n e vet. Apple nuk e ka idenë se çfarë do të ndodhë në të vërtetë pasi t’i dorëzojë të dhënat tuaja OpenAI”.