“Space X” vendosi të nisej sërish për të tretën herë, pasi dy të tjerat dështuan që në nisje.
Megjithëse Elon Musk vendosi ta provonte sërish këtë eksperiencë, ka pasur probleme. Ekipi i “Space X” ka njoftuar se kanë humbur të dhënat, ndërsa ajo u kthye në tokë.
Në transmetimin e tij të drejtpërdrejtë, u tregua se këtë herë kanë përparuar më tepër me punën, pasi distanca ku mbërriti ishte më e madhe.
“Është e pabesueshme të shohësh se sa larg kemi arritur këtë herë”, deklaruan ata.
Për shkak se raketa po udhëton kaq shpejt kur rihyn në atmosferë, ajo po e shtyn ajrin dhe ajri nuk mund të largohet mjaftueshëm shpejt, kjo krijon temperaturë deri në 1,000-2,000C. Kjo është mjaft e nxehtë për të shkrirë çelikun nga i cili është bërë kjo raketë. Nxehtësia gjithashtu bën që plazma të formohet rreth raketës dhe të bllokojë sinjalin nga ajo.