Elon Musk është afër thyerjes së rekordit të pasurisë së tij, ndërsa aksionet e Tesla-s vazhdojnë të rriten. Personi më i pasur në botë fitoi pothuajse 21 miliardë dollarë së fundmi pasi aksionet e Tesla u rritën me 9%. Me këtë, atij i rritet vlera neto e pasurisë në 335 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Aksionet e Tesla-s u rritën deri në 2.6% përpara se të ndryshonin drejtimin dhe të bien 4%. Rritja e ngriti shkurtimisht pasurinë e Musk në rreth 342 miliardë dollarë, duke tejkaluar rekordin e tij prej 340.4 miliardë dollarë në vitin 2021.
Pasuria neto e CEO-t të Tesla dhe SpaceX është rritur me 105 miliardë dollarë këtë vit. Ndërkaq, Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump do të emërojë Elon Musk-un në një rol që synon të krijojë një qeveri më efikase, duke i dhënë edhe më shumë ndikim njeriut më të pasur në botë, i cili dhuroi miliona dollarë për të ndihmuar Trump-in të fitonte zgjedhjet presidenciale. Musk dhe ish-kandidati republikan për president, Vivek Ramaswamy do të drejtojnë një departament të sapokrijuar për Efikasitetin e Qeverisë, entitet, që sipas Trump-it, pritet të operojë jashtë ekzekutivit amerikan.
Sjellim në vëmendje se Musk, ka qenë në kontakt të rregullt me Vladimir Putinin për dy vitet e fundit, sipas një raporti të publikuar së fundmi në SHBA. Wall Street Journal, duke cituar disa in-post dhe ish-zyrtarë amerikanë, evropianë dhe rusë, raportoi se bisedat midis Putin dhe Musk “vërtiteshin” nga ato personale në gjeopolitike dhe përfshinin një kërkesë nga lideri rus për të mos aktivizuar satelitin e tij Starlin, shërbimi i internetit mbi Tajvanin si një favor për liderin kinez dhe aleatin e Putinit, Xi Jinping.
Implikimet e një kanali sekret komunikimi midis Musk dhe Putin janë të mëdha për sigurinë perëndimore. Manjati i Tesla-s është një lojtar kyç në programin hapësinor amerikan dhe ka një leje sigurie të nivelit të lartë. Kompania e tij SpaceX lëshon satelitë të sigurisë kombëtare të SHBA-së, sistemi i tij i komunikimit satelitor Starlink është kritik për luftën në Ukrainë dhe ai drejton një nga platformat më të mëdha dhe më me ndikim të mediave sociale në botë, X, e cila ka ofruar një mjet për fushatat ruse të dezinformimit.