Pasi bleu Twitter-in për 44 miliardë dollarë, themeluesi miliarder i Tesla dhe Space X, Elon Musk ka objektiv të ri, Coca-Cola-n. Musk shkroi në Twitter duke iu referuar recetës origjinale të pijes kur u lançua në 1886 si një tonik për sëmundje të ndryshme.
Më pas do të blej Coca-Cola për të rithyer përsëri kokainën.
Next I’m buying Coca-Cola to put the cocaine back in
— Elon Musk (@elonmusk) April 28, 2022
Por menjëherë pas kësaj, Musk postoi një ‘screenshot’ të një postimi të mëparshëm në Twitter ku ai thoshte:
Tani do të blej McDonald’s dhe do të rregulloj të gjitha makinat e akullores dhe me shaka iu përgjigj vetes me: ‘Dëgjo, nuk mund të bëj mrekulli, ok’.
Sipas Institutit Kombëtar për Abuzimin me Drogën, kokaina ishte e ligjshme në 1885 kur John Pemberton, një farmacist nga Atlanta, e përgatiti për herë të parë pijen. Sjellim në vëmendje se aktorja e Hollywood-it, Jameela Jamil është bërë një nga të famshmit e parë që u tërhoq nga Twitter disa orë pasi CEO i Tesla, Elon Musk mori përsipër platformën si pronar i vetëm. Jameela përmes disa postimeve në Twitter ka njoftuar largimin e saj nga platforma e mediave sociale.
Ndërkaq ju shuajmë një kuriozitet. Miliarderi i teknologjisë beson se çipi i trurit Neuralink mund të ndihmojë në trajtimin e obezitetit. Dhe siç shkruan ‘Business Insider’, ekspertët thonë se ëndrra e miliarderit nuk është aq e largët sa mund të duket. Profesor Andrew Jackson, një ekspert në Universitetin e Newcastle u shpreh se:
Unë nuk mendoj se është më e pabesueshme se pretendimet e tjera për potencialin e neuroteknologjisë.
Bilioneri ka habitur së fundmi me deklaratën e tij. Ai ka thënë se nuk zotëron asnjë shtëpi dhe fle në dhomat e gjumit të miqve të tij pjesën më të madhe të kohës.