Këngëtarja Ellie Goulding i ka dhënë fund martesës së saj katër vjeçare me Caspar Jpoling. Divorci duket se ka ndodhur më herët, por vetëm sot ka dalë me një deklaratë mbi ndarjen. Pas thashethemeve që mediat nisën të shkruanin për martesën e saj, Ellie vendosi të flasë duke shprehur se:
“Në dritën e historive të fundit, ndjej se nuk kam zgjidhje tjetër veçse t’ju bëj të ditur të gjithëve se unë dhe Caspar u ndamë disa kohë më parë. Ne mbetemi miq të ngushtë dhe do të jemi bashkëkujdestarët më të mirë të djalit tonë. Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë privatësinë e familjes sonë dhe paraprakisht falënderojmë njerëzit për respektimin e dëshirave tona – nuk do të komentojmë më tej. Faleminderit”,-shkruan këngëtarja.
Këngëtarja dhe Caspar filluan të takoheshin në vitin 2017 dhe u martuan dy vjet më vonë. Ata kanë mirëpritur djalin e tyre Arthur në 2021. Martesa e tyre përflitet se ka pasur kriza dhe se ata po kalojnë kohë larg njëri-tjetrit. Rikujtojmë se Goulding reagoi për herë të parë mbi thashethemet se ajo e tradhtoi Ed Sheeran me ish-anëtarin e grupit “One Direction” Niall Horan shumë vite më parë. Goulding adresoi thashethemet kur një përdoruese e TikTok komentoi videon e saj në të cilën Ellie po kërcente me këngën e Harry Styles, “As It Was”.