Aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku feston sot ditën e saj të lindjes. Ajo mbush plot 40-vjeç! Aktorja kurorëzoi dashurinë në gusht të vitit 2018 me partnerin, Peter Palandija. Po në gusht të një viti më pas, Eliza u bë gjithashtu nënë për herë të parë. Dushku dhe Peter vendosën që vogëlushin e tyre ta pagëzojnë me emrin Philip Bourne Dushku Palanjian.
Ajo ka folur për herë të parë për ndjesinë e të qenit nënë dhe ka treguar disa detaje rreth foshnjës dhe emrit. Djalin e quajtën si aktori Matt Damon në filmin Jason Bourne.
Përshëndetje, po, djali ynë i bukur erdhi në Beantown, Philip Bourne Dushku Palandjian (do ta quajmë Bourne si në Cape Cod vs Jason), erdhi në jetë këtë të shtunë mbrëma me mirëseardhjen më të ngrohtë të prindërve që kanë rënë në dashuri çmendurisht me të (O Zot, e dua burrin tim), familjen dhe miqtë. Ne jemi thjesht mirënjohës dhe të kënaqur dhe ju falënderojmë të gjithëve për ndarjen e këtij rrugëtimi emocionues me ne.
Shumë urime për Elizën!