Aktorja hollivudiane me origjinë shqiptare Eliza Dushku ashtu si shumë artistë të tjerë është solidarizuar me të gjithë shqiptarët që janë prekur nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.
Ajo së bashku me vëllain e saj Nate Dushku kanë bindur shumë studentë e përfaqësues të Universitetit elitë të Harvardit të bashkohen për të mbledhur fonde për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Fillimisht ajo ka prezantuar në këtë Universitet dokumentarin e saj të parë për Shqipërinë ku thekson se sa shumë dashuri dhe mall ndjen për vendin e saj.
“Shqipëri të dua. Për të gjithë ata që u prekën nga ky tërmet shkatërrues, ju dërgojmë lutjet dhe dashurinë tonë dhe po mbledhim ndihma. Qëndroni të fortë. Jemi me ju.” -shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.