Celebrities

Elita Rudi: “Më paragjykuan shumë për emrin e vajzës”

Pak javë më parë moderatorja e mirënjohur nga Kosova, Elita Rudi dhe reperi i famshëm Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Ardhja në jetë e vajzës ishte një bekim i madh për ata ndërsa i vogli Zëri tashmë është vëllai i madh.

Pas lindjes, dyshja zbuluan edhe emrin e vogëlushes së tyre e cila quhet Bota. Fansat dhe publiku i gjerë patën reagime të ndryshme për emrin e vajzës dhe shumë prej tyre i paragjikuan ata për këtë zgjedhje.

Këtë fakt e ka konfirmuar edhe vetë Elita e cila së fundmi i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në Instagram, ndër to edhe për çështjen e paragjykimeve për emrin.

Po shumë! Por dua t’i pyes ata që paragjykojnë që pse është e pranueshme emri; Ylli, Marsi, Venera (Venus), Bora, Dielli e jo Bota?!