Aktualitet

Eliminohet rreziku për banesat, vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës!

Janë vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, duke u eliminuar kështu rreziku për banesat. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, i cili ka ndarë disa pamje nga vendngjarja.

Ai ka theksuar se mbetet nën monitorim të vazhdueshëm dhe në ndihmë të forcave vendore janë bashkuar edhe dy ekipe zjarrfikësish nga Forcat e Armatosura. Në postimin e tij, ai bën të ditur:

Pas një nate përpjekjesh e pune të pandërprerë, strukturat operacionale të Emergjencave Civile në nivel lokal dhe qendror, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kanë arritur të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës. Rreziku për banesat është eliminuar, por situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm. Në ndihmë të forcave vendore janë bashkuar edhe dy ekipe zjarrfikësish nga #ForcateArmatosura. Mirënjohje të gjithë efektivëve për punën e tyre heroike në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.