Divorci i Elia Zaharias dhe Princ Lekës muajit e fundit ka qenë kryefjala e shtypit rozë dhe jo vetëm. Por mesa duket këtë çështje Elia e ka lënë pas.
Ajo ka publikuar sot në Instagram një foto me fustan të kuq ku duket mahnitëse dhe tejet e lumtur.
Postimi i saj vjen vetëm pak ditë pasi Princ Leka, ish bashkëshorti i Elias njëkohësisht zyrtarizoi romancën e tij të re me Blerta Celibashin gjatë një darke gala në Carpathia West Estate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndjekësit kanë komplimentuar Elian për pamjen edhe shprehen se ajo është Princesha e vërtetë e tyre.