Eli Fara është një këngëtare shumë e talentuar, e cila shpesh ka sjellë këngë që kanë rezultuar hite muzikore. Sot Eli ishte e ftuar në një lidhje telefonike, në “Ndryshe” nën moderimin e Salsanos dhe Palomës, në një bisedë shumë të këndshme e plot energji.
Artistja tregoi për dashurinë e madhe që ka për udhëtimet, duke thënë me humor se më shumë gjendet në ajër se në tokë. Ndërkohë, këngëtarja u shpreh se bën shumë udhëtime edhe për shkak të punës, por i mungon Shqipëria në to.
E pyetur rreth artistëve të rinj, Eli u shpreh se ata janë të talentuar, por humbasin pikë diku tjetër.
Mua më pëlqejnë edhe këto këngët e reja Hip Hop. Këngëtarët kur i dëgjon kanë një zë të paparë, por tekstet s’më pëlqejnë. E vetmja gjë që më pengon janë tekstet, tematika që trajtojnë. Nëse do ishin tekstet e duhura do ishte në rregull për mua.
Ndërkohë, këngëtarja u shpreh dhe për vështirësitë që po kalojnë artistët në periudhën e koronavirusit. Ajo shpreson që gjërat të përmirësohen në këtë aspekt, duke e mbyllur kështu bisedën me nota humoristike.
Po flisni me një të papunë!