Gjatë këtyre ditëve këngëtarja më e dashur për publikun, Eli Fara është akuzuar se ka marrë pagë si drejtoreshë për 8 vite në 2 ministri dhe ka përfituar 65 udhëtime pune me minsirin në atë kohë, Fatmir Mediun.
Nga këto pretendime të shumta duket se Eli Fara është prekur dhe ka reaguar në një mënyrë që asnjë nuk e priste. Me anë të një postimi në Instagram ajo shprehu se ndjen neveri ndaj këtyre personave që thonë fjalë të tilla kundër saj dhe abuzojnë me njerëzit duke shpifur, kështu hodhi poshtë dhe akuzat e bëra kundrejt saj.
Ajo zbuloi se udhëtonte vetëm nëpër koncerte e se nuk ka patur nevojë për një shoqërues. Si dhe paralajmëroi për këdo që përpiqet të hedhë baltë mbi të, do të përballen me ligjin. Kujtojmë se shumë lajme thonë se prej janarit të vitit 2006 e deri në muajin gusht 2009, këngëtarja është paguar në Ministrinë e Mbrojtjes si dhe është akuzuar që ka udhëtuar nëpër vende të ndryshme me pretekstin e ‘punës’.