Showbiz

Eli Fara feston ditëlindjen, e bija emocionon me urimin e saj

Këngëtarja e famshme shqiptare Eli Fara feston sot ditëlindjen e saj dhe kush mund t’i bënte urim më të bukur sesa e bija.

Marina dhe Eli më shumë se nënë e bijë janë dy shoqe të mira të pandashme dhe të cilat nuk bëjnë dot pa njëra-tjetrën. Marina me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka emocionuar ndjekësit e sigurisht edhe mamanë e saj me fjalët e ëmbla që i kushton.

“Në një ditë si sot lindi nëna më e mirë në botë. Të uron motra të bëhesh 100 vjet. Jeta ime ka nisur duke hapur sytë dhe duke dashuruar fytyrën tënde. Kur numëroj gjërat e çmuara që kam në jetë, ty të numëroj dy herë. Zemra jote është vendi më i sigurtë për mua. Ti je mbretëresha ime. Nuk ka fjalë që mund të përshkruaj dashurinë që kam për ty. Të dua! Gëzuar ditëlindjen!”- ka shkruar Marina.