“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh që është kaq pranë.
Duke kaluar nga java në javë jo vetëm nga publiku por edhe nga produksioni ishte vënë re se mes Elhaidës dhe Ledianit mund të kishte diçka më tepër sesa një marrëdhënie profesionale. Prej dy javësh vetë çifti ishin vetë pro për transmetimin dhe ndarjen e këtij lajmi kaq të bukur dhe njëkohësisht të veçantë.
E duket se marrëdhënia mes tyre po ecën me hapa të mëdha pasi çifti kanë kaluar natën e Krishtlindjeve pranë familjes së Elhaidës. Ka qenë kjo e fundit e cila ka publikuar një video në Instagram ku na e zbulon vetë këtë. Gjithashtu dhe Ledian na ka treguar se ndodhet në Shkodër, aty ku jeton dhe familja e partneres së tij.
Pas përfundimit të performancës të premten e kaluar Elhaida u shpreh se:
Ne e dinim që diçka e tillë po kuptohej nga java në javë nga publiku, nga produksioni patjetër, mes kolegëve dhe konkurrentëve të tjerë edhe e ndjenim që ishte momenti ta ndanim ndoshta. Por jo aq shumë sepse është diçka kaq e shenjtë, delikate dhe e bukur. Ne do të donim shumë që ta mbanim për veten tonë akoma, të ndajmë me publikun atë që ndodhi sonte por jo më gjatë. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme sido që të shkojë ‘Dancing’.