Celebrities Gossip Showbiz

Elhaida Dani shtatzënë? Ja fotoja që ngriti aludimet te fansat e këngëtares!

Këngëtarja Elhaida Dani dhe balerini Ledian Agalliaj kanë postuar një foto ditën e djeshme dhe megjithëse duken të lumtur e të dashuruar, sërish janë vendosur në lupën e njerëzve që ndoshta shohin përtej asaj që shohim ne.

Në postimin në fjalë nuk munguan komentet se këngëtarja është në pritje të ëmbël:

“Elhaida në pritje të ëmbël,” shkruan një komentuese në foton e dyshes së njohur; “Elhaida, mos je pakëz shtatzënë ti?,” ngre pyetjen një tjetër komentues; “Më duket mua apo je shtatzënë,” shkruan një tjetër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elhaida Dani (@elhaidadani93)

 

Gjithsesi, ajo vetë nëpër intervista ka thënë se kur të jetë shtatzënë, do të gjejë momentin e duhur për ta ndarë me publikun.