Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Elgiti zbulon në “Më lër të flas” se nuk do ta mbajë unazën në gisht për një arsye mjaft të veçantë!

Mbrëmjen e sotme të ftuar në emisionin e Donaldit dhe Romeos, “Më lër të flas” kanë qenë çifti i sapomartuar Klea Huta dhe Elgit Doda. Ata kanë treguar më shumë detaje në lidhje me emocionet pas dasmës së tyre madhështore dhe mjaft të bukur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

E përlotur, Klea tha se dasma ishte emocioni më i madh i jetës së saj pas lindjes së djalit, Kridit. Të pyetur se çfarë ishin disa nga gjërat që nuk shkuan gjatë ceremonisë, këngëtari  tregoi se e vuri unazën nga krahu i djathtë, dhe se nuk i tha asgjë askush. Për sa i përket unazës ai tha se nuk do ta mbajë në gisht.

Kam vendosur ta bëj varëse unazën, nuk na mban unaza. 

Ndërkohë moderatorja tha se nuk e kishte problem këtë gjë.

Si ta ndiejë ai, si të jetë ai më rehat, është trupi i tij personal.

Klea tregoi edhe një situatë tjerët të sikletshme gjatë ceremonisë.

I kisha lyer buzët me një shkëlqyes që kishte acid hialuronik, dhe ajo është pak spicy (djegëse) edhe kur më puthi, filloi duke iu skuqur pak buza duke iu mpirë pak.