Celebrities Showbiz

Elgit Doda mendon se jemi në Komunizëm, i kërkon Ramës të censurojë këngën e “Për’puthen +40”

Prej pak ditësh tashmë, konkurrentët e “Për’puthen +40” ashtu sikundër kanë bërë edhe ata të “Për’puthen”, kanë lançuar një projekt muzikor me tekst mjaft flirtues. Dy prej protagonistëve, Luljeta Nallbani dhe Çimi Gjeci kanë publikuar këngën “S’ta Jap” pjesë e të cilët janë edhe konkurrentët e tjetër të këtij spektakli që i japin këtij klipi edhe më shumë lezet.

Teksi i këngës, ritmi, mënyra se si ata këndojnë është pritur në mënyra të ndryshme nga publiku. Ka nga ata që i lavdërojnë për guximin dhe energjinë e ka shumë edhe nga ata që nuk e kanë pritur mirë këtë projekt muzikor. Edhe pse kënga ishte diçka qejfi dhe për të argëtuar publikun, një personazh i famshëm shqiptar e ka marrë më seriozisht seç duhet.

Bëhet fjalë për Elgit Dodën i cili i irrituar ka bërë një sërë postimesh në Insta Story duke theksuar se kjo këngë është një gabim i madh. Fillimisht, Elgiti ka publikuar një pjesë të shkurtër të “S’ta Jap” ku shkruan;

Degjenerimi ka kaluar kufijtë. Edi Rama më lër nja 2 ditë Kryeministër sa të sistemoj nja 2 gjëra.

Por, këngëtari dhe producenti nuk e ka lënë me kaq. Me anë të një postimi tjetër ai i është drejtuar produksionit të Top Channel dhe “Për’puthen” që të mos pranojnë konkurrentë të tillë, sipas tij të degjeneruar, e më pas duke i bërë të famshëm edhe përmes këngëve.

Mos na sillni llumin e shoqërisë që mendon se me një të dalë në TV mund të arrijë gjithçka.

Gjithsesi, për të gjthë ata që ky projekt muzikor i Lulit dhe Çimit i ka sjellë më në humor, dëgjoni edhe një herë për qejfin tuaj, “S’ta Jap”.