Ditën e djeshme më 4 qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë. Ata i dhanë betimet njëri-tjetrit në altar, mes lotësh dhe shumë emocionesh, para punonjëses së bashkisë. Fjalët e tyre emocionuan jo vetëm të ftuarit, por gjithashtu dhe çifti u pa me lot në sy teksa shprehën për njëri tjetrin fjalët më të bukura.
Klea dhe Elgiti po shijojnë muajin e mjaltit në Bodrum të Turqisë. Ndonëse mezi e kanë pritur të merrnin pak pushim, Kleas i shfaqet një problem gjatë pushimeve. Klea ka postuar një video ku tregon se syri i është infektuar sërish, siç ndodhi një ditë para dasmës.
Nuk e di ca m’ka syri që m’loton. Po vazhdon avazin e vet ky s’nalet. As vetë nuk e di si përfundova këtu. Ngarkesa më e madhe e vitit është në Tiranë, por edhe pse stafi, familja, miqtë më shtunë që të bënim këtë muaj mjalti prapë s’më lënë rehat në grupet e Whatsapp se duan përgjigje. Por po paskemi patur shumë nevojë
Elgiti ka paralajmëruar se kjo verë do të ketë shumë këngë të reja dhe bashkëpunime dhe vetëm pak ditë më parë, producenti ka zbuluar dhe duetin e tij të parë për këtë verë që do të jetë me artistin, Ermal Fejzullahu.