Celebrities Gossip Showbiz

Eleni Foureira tregon se si ka ndryshuar jeta e saj pasi u bë nënë!

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, në një intervistë për mediat greke, ka treguar se si ka ndryshuar jeta e saj pas ardhjes në jetë të djalit. Eleni është shprehur se djali është një fëmijë me shumë energji dhe se shpesh herë ajo nuk ndihet e qetë për të. “Nuk jam e qetë në jetën e përditshme me një fëmijë 16 muajsh. Mërkuri më ndjek, nuk mund të fle. Mendoj se ka vendosur të më çojë në kufi. Por, unë jam duke mësuar dhe duke u rritur me të. Unë jetoj me të ndjenjat më të bukura, intensive dhe të vërteta. Ai është një fëmijë që ka shumë energji, ka një perceptim të madh, në mbrëmje argëtohemi me babin e tij, por më vjen mirë që kam një fëmijë me energji që dëshiron të zbulojë botën”-ka treguar Foureira.

“Duke u rritur me djalin tim, po mësoj gjëra të panjohura për veten time që nuk i dija, sa durim mund të kem, duke më goditur rastësisht në sy, gjë që më ndodhi një muaj më parë. Tashmë isha e ftuar diku dhe nuk shkova”-vijoi këngëtarja. Foureira u përball së fundmi me një incident aspak të këndshëm gjatë një koncerti në Greqi. Teksa ka qenë duke përformuar, një djalë, i cili ka qenë i pranishëm në koncert, u ngjit në skenë dhe ngacmoi artisten.

Sipas mediave greke, bëhet me dije se personi në fjalë është djali i miliarderit të njohur grek, Evangelos Marinakis. Ai i është ngjitur në skenë dhe ka nisur ta bezdisë duke iu afruar dhe e ka prekur pa dëshirën e saj. Nga pamjet shihet se këngëtarja përpiqet që të largohet prej tij, por ai vazhdon ta ngacmojë. Ajo që është komentuar më së shumti në media, ka të bëjë me faktin se askush nga të pranishmit nuk ka ndërhyrë për të ndihmuar këngëtaren. Gjithashtu rojet e sigurisë nuk janë parë në videon që është bërë menjëherë virale në mediat online.