Celebrities

Eleni Foureira pranon propozimin romantik nga biznesmeni në Arabinë Saudite

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureria po i jep fund beqarisë. Mediat greke kanë raportuar ditën e sotme se ylli i muzikës i ka thënë “PO” një propozimi romantik nga partneri i saj Alberto Botia për të cilin nuk dihen shumë detaje. Megjithatë, ajo çfarë u mësuar është se bëhet fjalë për një djalë bukurosh, shumë të suksesshëm, një biznesmen që jeton në Arabinë Saudite.

Gazetari Aris Kavatzikis u shpreh për emisionin “MEGA, Pame Danai” se ky djalë i kishte rrëmbyer zemrën dhe i kishte vërtetuar asaj se pavarësisht lidhjes në distancë ata janë bërë për njëri-tjetrin.

Në një moment në revistën Hello ne kishim disa fotografi të Eleni që ishte me Alberton dhe kishim shumë kohë për t’i parë së bashku. Alberto kishte ardhur nga Arabia Saudite për ta parë, ne bëmë një reportazh dhe e kishim kërkuar shumë dhe i kishim dhënë titullin se ata janë përsëri së bashku dhe ne kishim lëshuar një ekskluzivitet. Pastaj e kuptuam që ata të dy në atë kohë i kishin dhënë një shans të dytë njëri-tjetrit, sepse ishin larg, por kur dy njerëz duan të jenë së bashku, unë mendoj se pengesat dhe distanca mund t’i kapërcejnë të gjitha dhe ne e kuptuam kur bisedonim me shumë njerëz që Eleni donte ta merrte atë me shumë seriozitet. Ky burrë arriti t’i provojë asaj se pavarësisht nga distanca ai është gjithmonë pranë saj në të mirë dhe në të keq. Ai hoqi dorë nga gjithçka dhe erdhi për ta parë atë dhe padyshim që i dha këtë shansin e dytë dhe sot përfundojmë me propozimin për martesë.”