Ajo është padyshim një nga këngëtaret me të suksesshme shqiptare e cila po korr një sukses të jashtëzakonshëm në Greqi. Eleni Foureira së fundmi ka ndarë lajmin e gëzueshëm me mijëra ndjekësit e saj. Bukuroshja ka njoftuar se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë përmes një postimi duke pozuar me barkun e rrumbullakosur pranë partnerit të saj, futbollistit të njohur Alberto Botia.
Thashethemet se Foureira është në pritje të fëmijës së saj të parë qarkulluan që në verë, kur këngëtarja anuloi të gjithë turneun e saj veror. Rikujtojmë se para disa muajsh Eleni bëri publike lidhjen e saj me biznesmenin dhe futbollistin spanjoll Alberto Botia.
Në një spektakël në Greqi u bë e ditur se Botia i ka propozuar për martesë artistes me origjinë shqiptare. Eleni dhe Alberto thuhet se janë me njëri-tjetrin që nga viti 2016 por ata asnjëherë nuk e kanë bërë publike romancën e tyre. Gazetarja greke, Marena Kardigiannopoulou, u shpreh se Foureira e ka pranuar propozimin për martesë të bërë nga partneri i saj.