Cilat automjete janë më të besueshme, elektrike apo ato me motorë me djegie të brendshme? “American Consumer Reports”, organizata që merret me mbrojtjen e interesave të konsumatorëve ka ardhur me një përgjigje. Bazuar në hulumtimet e tyre, automjetet elektrike janë shumë më pak të besueshme se automjetet me motorët me djegie.
Sipas të dhënave të mbledhura nga pronarët e më shumë se 330 mijë automjeteve nga viti 2000 e deri më sot tregojnë se automjetet elektrike janë mesatarisht 79% më pak të besueshme se automjetet me benzinë dhe naftë. Hibridet plug-in janë edhe më keq kur bëhet fjalë për besueshmërinë, me 146% më shumë probleme në krahasim me makinat tradicionale me benzinë ose naftë. Është interesante se automjetet tradicionale hibride arritën rezultatet më të mira, me 26% më pak probleme në krahasim me automjetet me benzinë dhe naftë.
Consumer Reports sugjeron se me teknologjitë e reja, automjetet elektrike janë aktualisht më të ndjeshme ndaj prishjeve. Sa i përket kamionçinës elektrike, ka vetëm dy automjete në atë kategori; Ford F-150 Lightning dhe Rivian R1T. Ndërsa Ford përballet me probleme me baterinë dhe karikimin, Rivian është i rrënuar nga cilësia e ndërtimit, si dhe kontrollet e ajrit të kondicionuar.
Është e ndërlikuar të llogaritet saktësisht se sa rrymë harxhon një automjet elektrik por faqja Edmunds ka treguar se automjeti mesatar elektrik konsumon rreth 394 kWh në muaj dhe shpjegohet edhe se si kanë arritur në këtë përllogaritje. Të gjitha automjetet elektrike kanë bateri të mëdha që sigurojnë energji për motorët dhe sasia e energjisë elektrike e ruajtur në këto bateri është e njëjtë me atë kur shikojmë kapacitetin e rezervuarit të një makine “tradicionale”. Sistemet moderne të baterive ndryshojnë në kapacitet, duke u dhënë kështu makinave diapazon të ndryshëm kur karrikohen plotësisht.