Avokatja Ariel Mitchell Kidd , e cila përfaqëson një nga viktimat e Diddy, pretendon se është e informuar për ekzistencën e tre kasetave me përmbajtje seksuale me producentin e muzikës. Siç thotë ajo për “NewsNation”, në këto regjistrime shfaqen tre personalitete të famshme por nuk preferoi të zbulonte identitetet e tyre.
Avokatja: Njerëzit që më kontaktuan pohuan se ekzistonin tre kaseta të ndryshëm me tre njerëz të famshëm, përfshirë Diddy
Kjo e fundit shtoi se të tre personat janë shumë të famshëm. Avokatja pranoi se nuk i ka parë filmat, dhe as ndonjë “screenshot” të tyre, për të konfirmuar me siguri se ato ekzistojnë.
Avokatja: Nuk mund të konfirmoj nëse ekzistojnë apo jo. Burimet më thanë se e zotërojnë këtë “thesar”, kështu që mendoj se ka shumë të famshëm që janë të vetëdijshëm për atë që kanë bërë
Mitchell-Kidd ishte avokati i ish-modeles, Adria English, e cila paditi Combs për promovimin e prostitucionit në korrik, duke pretenduar se reperi dikur e detyroi atë të bënte seks me argjendari të famshëm Jacob Arabov. Megjithatë, avokatja hoqi dorë nga rasti i saj kohët e fundit, duke përmendur “ndryshime të papajtueshme në partneritetin e tyre”.
Pretendimet e avokatit se kishte shumë kaseta seksuale me Combs u konfirmuan nga një oficer i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, i cili mori pjesë në bastisjet e policisë në shtëpinë e Diddy, menjëherë pasi ai u akuzua për trafik seksual, zhvatje dhe promovim prostitucioni.
Oficeri i policisë: Në pamjet që kemi marrë ka shumë emra të njohur, por nuk do të konfirmoj asnjë prej tyre. Është diçka shumë më tepër se kaq