Aktualitet

Ekzekutimi mafioz në Astir, Policia kontrollon shtëpinë e Elvis Gacajt, anëtar i klanit Duka!

Hetimet për vrasjen e dyfishtë në zonën e Astirit kanë çuar policinë të ushtrojë kontrolle në shtëpinë e shtetasit Elvis Gacaj, i dyshuar si anëtar i klanit Duka, si personi që mund të ketë dijeni mbi vrasjen.

Mësohet se policia ka ushtruar një sërë kontrollesh në banesa të ndryshme në Tiranë. Por ajo që bie në sy nga këto kontrolle është ajo në shtëpinë e Elvis Gacaj, i cili njihet si anëtar i klanit Duka.

Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e Gacaj, bashkëshortja e tij tha se ai nuk gjendej në shtëpi, pasi ka ikur për peshkim jashtë Tirane dhe se nuk mban telefon me vete.

Ndërkohë, janë janë marrë në pyetje dhe të afërm të personave që konsiderohen si anëtar të këtij grupi, bëjnë me dije burime për TCH.

Po ashtu është ushtruar kontroll edhe në një lokal në Tiranë , i cili njihet si bazë e klanit Duka.

Kujtojmë se Rigers Mihasi, i cili është qëlluar me 13 plumba është krahu i djathtë i Ervis Martinaj, ky i fundit dyshohet se është përplasur me klanin Duka, por këto janë të dhëna paraprake deri më tani, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.