Bota

Ekzekutim mafioz në stacionin qendror të trenave në Frankfurt!

Një ekzekutim mafioz ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Stacionin Qendror të Frankfurtit, ku një person është qëlluar me plumba në kokë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së martës. Menjëherë pas mbërritjes së një treni, disa të shtëna janë dëgjuar në platformën 9. Sipas dëshmitarëve okularë, një burrë ka qëlluar papritur në kokë një person tjetër.

Autori u përpoq të arratisej, por u kap dhe u arrestua nga policia federale në stacionin e trenit. “Janë identifikuar autori dhe viktima. Ne do të jemi në gjendje të njoftojmë detaje të tjera më vonë gjatë ditës”-tha zëdhënësi i policisë Björn Thies. Stacioni Qendror i Frankfurtit u mbyll plotësisht për 25 minuta pas krimit.