Horoskopi

Ekuinoksi i vjeshtës, çfarë do të ndodh me shenjën tuaj të zodiakut…

Ekuinoksi i vjeshtës ka mbërritur me 22 shtator duke sjellë me vete fundin e verës, fillimin e vjeshtës dhe fillimin e stinës së Peshores. Gjatë ekuinoksit, numri i orëve të ditës dhe natës është pothuajse i barabartë, pasi dielli shkëlqen drejtpërdrejt në ekuator. Kjo do të thotë se do të ketë afërsisht 12 orë ditë dhe 12 orë natë atë ditë. Ekuinoksi i vjeshtës, kur dita dhe nata barazohen, është një fenomen i njohur nga të gjithë, por çdo vit përjetohet me ndjesi të ndryshme.

Shenjat e zodiakut më të prekura në këtë kohë janë:

Dashi

Ekuinoksi i vjeshtës të ofron mundësinë për të mbështetur pa kushte ata që do, por bëj kujdes që të mos harxhosh të gjithë energjinë për të tjerët. Gjej një ekuilibër mes ndihmës ndaj të tjerëve dhe përqendrimit në projektet e tua personale.

Demi

Një veprim i thjeshtë për partnerin tënd do t’i tregojë sa shumë kujdesesh për ta. Të ofrosh kohën tënde për të tjerët nuk do të thotë të sakrifikosh përkushtimin ndaj vetes. Planifiko një aktivitet të këndshëm me partnerin ose mikun tënd për të treguar dashurinë që ke për ta.

Binjakët

Binjak, ti je shpirti i festës dhe organizatori kryesor i grupit tënd. Festa fillon kur ti hyn dhe mbaron kur ti del. Sigurohu që të planifikosh festën tënde të radhës sa më shpejt në mënyrë që të bësh një paraqitje dinjitoze dhe të mos zhgënjesh miqtë.

Gaforrja

Kalimi i kohës me miqtë dhe familjen, duke bërë gjërat që do do të jenë perfekte për fillimin e një sezoni të ri. Do të të kujtojë se ke njerëz të dashur që gjithmonë janë pranë teje, në kohë të mira dhe të këqija.

Luani

Ti je gjithmonë i ftuar në çdo aktivitet dhe je pjesë e çdo grupi. Për sa kohë që e përdor statusin tënd për mirë, vazhdo dhe shijoje pozicionin tënd të pushtetit këtë vjeshtë. Trego butësi, simpati dhe dhembshuri.

Virgjëresha

Nëse je duke menduar për investime, ekuinoksi i vjeshtës është koha ideale për këtë, qoftë në tregun e aksioneve ose në ndonjë hobi të ri që dëshiron të ndjekësh. Ndërmerr një rrezik për të përmbushur ëndrrat e tua!

Peshorja

Këtë vjeshtë, je në çdo listë të ftuarish si VIP. Ndërtimi i reputacionit tënd më në fund po shpërblehet dhe tani mund të shijosh jetën luksoze që gjithmonë ke dëshiruar.

Akrepi

Dashuria për të gjitha pjesët e tua edhe ato më të errëta, do të rrisë vetëbesimin dhe energjinë tënde.

Shigjetari

Krijo aleanca të reja këtë vjeshtë. Do të jetë e bukur të kesh një komunitet që vlerëson talentet e tua të veçanta dhe perspektivën tënde. Ji i hapur ndaj mundësive të reja!

Bricjapi

Muajt e ardhshëm do të sjellin ngritje në karrierën tënde, duke të dhënë mundësinë për të ngjitur çdo mal profesional dhe për të pasur sukses në çdo hap. Mos u angazho në projekte që nuk të frymëzojnë plotësisht. Koha jote është e çmuar, prandaj fokusohu vetëm tek ato që të flasin kreativisht.

Ujori

Ujor, është koha të përballesh me disa çështje të pazgjidhura. Duke u marrë me to që në fillim të sezonit, do të gjesh zgjidhjen më shpejt dhe do të kalosh në situata të reja.

Peshqit

Intuita jote është në kulm, por kjo mund të jetë e lodhshme për ty! Fillimisht qetësohu pasi je duke u përballur me energji ekstreme dhe stresuese. Sigurohu që po kujdesesh për veten!