Celebrities Gossip

Ekspertja mbretërore bën deklaratën shokuese për Princeshën Charlene dhe na lë të gjithëve pa fjalë!

Princesha Charlene e Monakos po fshihet larg vëmendjes së publikut sepse ajo ishte shpërfytyruar pas operacionit plastik, ka pohuar një eksperte mbretërore spanjolle. Pilar Eyre po pretendon se nëna e dy fëmijëve kishte mbetur e plagosur gjatë një procedure kirurgjikale të fytyrës në Dubai.

Princi Albert zbuloi muajin e kaluar se gruaja e tij ishte pranuar në një institucion trajtimi evropian brenda disa ditësh pas kthimit të saj në Monako pas një mungese 10-mujore në vendlindjen e saj Afrikën e Jugut. Në atë kohë ai përjashtoi kancerin, Covid-in dhe operacionet plastike si shkaktarë të problemeve të gruas së tij.

Ai tha se ajo vuan nga lodhja, emocionale dhe fizike, ndërsa miqtë kohët e fundit i thanë mediave të huaja se nëna e dy fëmijëve pothuajse vdiq ndërsa ishte në Afrikën e Jugut. Gazetarja dhe autorja Eyre, një finaliste e vitit 2014 në çmimin prestigjioz të Spanjës “Planeta” bëri pretendimet e saj shpërthyese në blogun e saj javor për revistën e njohur Lecturas.

Revista gjithashtu vuri në dukje faktin që Charlene kishte veshur një mbulesë për fytyrën pas kthimit të saj në Monako nga Afrika e Jugut muajin e kaluar, duke thënë se fotot e një bashkimi familjar me burrin dhe fëmijët e saj pa maska ​​u bënë në ditën teorikisht që ajo u kthye në principatë.

Anëtarja e familjes mbretërore humbi ditëlindjen e shtatë të binjakëve të saj Gabriella dhe Jacques, por ndau fotot e festës në Instagram të enjten, duke shkruar:

Gëzuar ditëlindjen bebet e mia. Faleminderit Zot që më bekove me fëmijë kaq të mrekullueshëm. Unë jam vërtet e bekuar. Me shumë dashuri, mami.