Celebrities Gossip Showbiz

Eksperti mbretëror zbulon detaje të panjohura më parë për aksidentin që shkaktoi vdekjen e Princeshës Diana!

Eksperti mbretëror Charles Rae ka kujtuar aksidentin në të cilin vdiq Princesha Diana dhe zbuloi detaje të panjohura më parë nga ajo natë. Rea është gjithashtu autori i librit “Diana: The People’s Princess – A Personal Tribute in Words and Pictures” dhe ai qëndroi me princeshën dhe Dodi al Fayed në një jaht në St. Tropez para vdekjes së tyre.
“Atëherë as që e kuptoja se kjo ishte një natë që nuk do ta harroj kurrë për pjesën tjetër të jetës sime dhe ngjarjet e tmerrshme i kam në mendje edhe tani”-tha ai, duke shtuar se e kanë thirrur për ta informuar rreth aksidentit.

Ai mori informacione në kohë të ndryshme, fillimisht mësoi se Fayed dhe truproja Henri Paul kishin vdekur dhe në orën 03:00 pas mesnate mori informacionin se princesha kishte vdekur në një spital të Parisit. “Kjo ishte e para nga dhjetëra e dhjetëra telefonata atë natë që rezultoi në pagjumësi. Çdo telefonatë më tregonte në çdo fazë se sa keq ishte bërë”-tha ai.

Më 31 gusht u shënuan 27 vite nga vdekja tragjike e Princeshës Diana, një nga figurat më të njohura dhe të përfolura të Familjes Mbretërore britanike. Princesha Diana, e lindur më 1 korrik 1961, ishte bashkëshortja e Mbretit Çarls dhe nënë e dy djemve, Princ William dhe Princ Harry. Ajo humbi jetën në një aksident automobilistik më 31 gusht 1997, në moshën vetëm 36-vjeçare. Aksidenti ndodhi në tunelin e Pont de l’Alma në Paris, ku automjeti i saj u përplas dhe i mori jetën asaj, e të dashurit të saj Dodi al-Fayed dhe shoferit Henri Paul, i cili ishte nën ndikimin e alkoolit dhe antidepresantëve.

I vetmi që mbijetoi nga aksidenti ishte Trevor Rees-Jones, truproja i Princeshës Diana. Rees-Jones pësoi plagë të rënda dhe ende i mban shenjat e aksidentit në fytyrën e tij. Pas ngjarjes, ai ka mbajtur një profil të ulët publik dhe aktualisht jeton me familjen e tij në Oswestry. Ai vazhdoi karrierën dhe tani punon si shef sigurie në kompaninë globale biofarmaceutike ‘AstraZeneca’.