Një mjek i Harvardit ka pohuar se pirja e shumtë e ujit nuk është gjithmonë e sigurt dhe mund të çojë në një gjendje ndoshta vdekjeprurëse. Dr Saurabh Sethi, një gastroenterolog, është bërë viral në internet disa herë pasi zbuloi njohuritë e tij rreth sistemit të tretjes. Në një video të fundit që ka mbledhur mbi 319,000 shikime, ai ka zbuluar rreziqet e pirjes së sasive të tepërta të ujit.
Ai fillon duke thënë: ‘Nëse mendoni se të pini shumë ujë është gjithmonë e sigurt, mendoni përsëri.’ 42-vjeçari shpjegon se ekziston një gjendje e quajtur dehje me ujë, ku uji i tepërt grumbullohet në tru, gjë që mund të jetë shumë e rrezikshme. ‘Kjo ndodh kur ju keni pak elektrolite, veçanërisht natrium. Nëse jeni duke u ushtruar shumë dhe humbni shumë kripë përmes djersës, pirja e një sasie të madhe uji në të njëjtën kohë mund të jetë e rrezikshme.”
Termi mjekësor për gjendjen është hiponatremia dhe në këtë rast, uji hollon elektrolitet, të tilla si natriumi, i cili potencialisht mund të çojë në dehidrim të mëtejshëm. Rastet vdekjeprurëse të ‘dehjes nga uji’ kanë bërë bujë më herët. Në gusht 2023, një nënë nga Indiana vdiq fatkeqësisht pasi piu shumë ujë gjatë një vere të nxehtë. Vëllai i Ashley Summers pohoi se motra e tij vuante nga dehidratim i rëndë dhe piu katër shishe ujë në vetëm 30 minuta, gjë që bëri që indet të fryheshin në trurin e saj. Për të shmangur këtë, Dr Sethi pretendon se ata që pinë shumë ujë duhet të shtojnë pluhur elektrolit ose pak kripë në një gotë me ujë për të ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrit.
Ndërkaq, sipas një studimi, uji i gazuar nuk është i dëmshëm për shëndetin. Përveç faktit që trupi ynë i përthith mineralet më lehtë nga uji sesa nga ushqimi, ujërat mineral kanë edhe veti shëruese në varësi të përbërjes dhe sasisë së mineraleve që përmbajnë. A e dëmton uji i gazuar smaltin e dhëmbëve dhe a shkakton kavitete? Kariesi shkaktohet nga bakteret dhe 99% e baktereve vriten nga një mjedis acid. Ushqimi për bakteret janë sheqernat dhe karbohidratet. Uji i gazuar me pH 3.5 është një mjedis që vret bakteret dhe është i dobishëm për shpëlarjen e gojës dhe mishrave të dhëmbëve.