Aktori i njohur Simu Liu po përgatitet seriozisht për rolin e tij për filmin “Barbie”, ku thuhet se do të luajë kukullën Ken dhe një nga sakrificat e dhimbshme qe iu desh të bënte, ishte të depilonte të gjithë trupin e tij. Ndërkaq, 33-vjeçari tha se:
Depilimi ka qenë një edukim. Kam nisur të kem një admirim për gratë jashtëzakonisht të guximshme që e kalojnë këtë çdo muaj.
Liu-t po ashtu iu desh të rriste flokët dhe t’i lyente ato bionde platin në muajin shkurt. Kur zbuloi pamjen e tij, ai tha: “më falni, mos më vrisni”. Në fakt, Ryan Gosling është konfirmuar si Ken sipas IMDB dhe ka treguar flokët e tij prej platini gjatë xhirimeve, ndërsa Margot Robbie do të luajë si kukulla kryesore Barbie.
Por Twitter po gumëzhin nga thashethemet se “Barbie” do të ketë një histori të frymëzuar nga “Truman Show” me versione të ndryshme të Ken, duke përfshirë Simu Liu. Ai nuk i konfirmoi apo mohoi këto pretendime në intervistën e ‘The Independent’. Rikujtojmë, se filmi “Barbie” me regji të Greta Gerwig do të dalë më 21 korrik 2023, kështu që fansat do të duhet të presin edhe ca kohë.
Ndërkaq, për të luajtur rolin e kukullës me flokë të verdhë, është përzgjedhur aktorja e famshme super bukuroshe, Margot Robbie. Margot u shpreh në lidhje me këtë projekt se:
Unë mendoj se ky film do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm tek publiku e veçanërisht tek fëmijët. Jam e nderuar që do të jem një Barbie.
Rikujtojmë, se aktorja e famshme australiane arriti kulmin e karrierës së saj pas rolit të Harley Quinn në filmin e famshëm “Suicide Squad”. Në një intervistë për “The Hollywood Reporter” ajo është shprehur se fama ka shumë pasoja dhe disa nga këto të kushtojnë shumë para.