Botë e Çuditshme Travel

Ekspedita historike vetëm me gra të “hekurta” drejt K2-shit!

Për herë të parë në histori, më shumë se një duzinë alpiniste gra nga Pakistani dhe Italia janë nisur në një ekspeditë ngjitjeje në majën e dytë më të lartë në botë, K2. Maja K2, 8 611 metra, në Pakistanin verior konsiderohet si udhëtimi më i vështirë dhe më sfidues për alpinistët. Disa dhjetëra alpinistë kanë vdekur ndërsa përpiqeshin të ngjiteshin në mal.

”Këtë javë, një grup i përbërë nga katër alpiniste italiane dhe katër pakistaneze arritën në kampin bazë, me plane për të filluar ngjitjen e tyre gjatë fundjavës”-tha Sirbaz Khan, një organizator pakistanez i ekspeditës. “Për më tepër, një ekip i veçantë prej të paktën gjashtë alpinistesh pakistaneze do të fillonte ngjitjen e tyre të hënën”-tha Rahat Baig, zëdhënës i departamentit rajonal të turizmit.

”Për herë të parë, ekspeditat e të gjitha grave të udhëhequra tërësisht nga gra po përpiqen të ngjiten në atë që njihet si një mal vrasës”-tha Karar Haidri, zëdhënës i Klubit Alpin të Pakistanit, i cili mbikëqyr turne të tilla. “Të dy grupet synojnë të arrijnë majën brenda tre javësh deri në një muaj, në varësi të kushteve të motit”-shpjegoi alpinisti Khan.