Në emisionin e mbasdites “Pasó” me Denisin, Glentin dhe Sidorelën, ishin shumë të ftuar nga fusha e futbollit, një ndër to edhe bashkëshortja e Sokol Cikalleshit.
Sulmuesi i njohur shqiptar po bën kohë që nuk është promovuar për mediat, por sot për valët e Top Albania Radio-s ka dhënë një intervistë për herë të parë Kornelia Cikalleshi. Ajo zbulon historinë se si u njoh me sulmuesin, si i përjetoi dy ndeshjet e fundit të kombëtares dhe dedikimin me tatuazh të çiftit.
Për sa i përket takimit të parë të tyre, ata janë njohur nga miq të përbashkët. Kornelia ndërkohë ishte studente në Fakultetin e “Gjuhëve të Huaja” dhe Sokoli shkonte ta takonte çdo ditë pasi ajo mbaronte mësimin. Vendi ku ata prisnin njëri-tjetrin ishte në hyrje të Qytet Studentit. Pasi ata u martuan bënë një tatuazh të njejtë që ja kanë dedikuar njëri-tjetrit.
Kornelia shprehet se ka bërë tatuazh emrin e Sokolit në krah me rastin e 30-vjetorit të tij, në formë dedikimi. Më 12 tetor 2017, Sokol Cikalleshi u bë baba për herë të parë kur bashkëshortja lindi një vajzë, që e quajtën Rajna.