Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Ndërkohë, i ftuar sonte në “Big Brother Radio” ishte vëllai i Ilnisës, Kevin Agolli i cili i tha të gjitha.
I pyetur lidhur me marrëdhënien që ai dhe Ilnisa kanë me Dritëro Agollin, Kevin u shpreh:
Prindërit tanë dhe Dritëroi janë kushërinj pasi gjyshërit e mi nga babai dhe prindërit e tij ishin dy vëllezër që u martuan me dy motra. Janë rritur si vëllezër. Ilnisa ka një afrimitet me të, jo vetëm të trashëguar nga letërsia e pena, por është si xhaxhai.
Ndërkohë, ndiqni intervistën e plotë të Kevin disa ditë më parë në “Big Brother Radio”.