Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2023.
Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2023, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Një urim special për Vitin e Ri vjen nga këngëtarja e njohur Semi Jaupaj ekskluzivisht për TAR:
Hey, përshëndetje të gjithëve! I uroj të gjithë shqiptarëve Gëzuar nga zemra! Uroj të kenë qetësi emocionale, njerëz të dashur afër dhe gjithçka që ju jep kënaqësi. Përqafime!