Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të ‘gozhduar pas ekranit’. Pas edicionit të parë të “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, sektori i spektaklit dhe argëtimit është mbuluar më së miri edhe nga “Për’Puthen”, “Më lër të flas”, “S’e luan topi” apo edhe “Dancing With The Stars“, që është kthyer në show-n më të ndjekur tanimë. E teksa këtij të fundit është duke iu afruar finalja dalëngadalë, në Top Channel ka nisur prej kohësh puna për edicionin e dytë të “Big Brother VIP 2” dhe nesër pritet të fillojë gjithçka.
I ftuar sot nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin sportiv “Pasó” ka qenë regjisori i njohur, Eduart Grishaj. Ekskluzivisht për Top Albania Radio ai ka zbuluar disa detaje dhe disa surpriza të këtij edicioni të dytë që na siguroi se do të jetë i suksesshëm padiskutim.
Nëse po thoni për vitin e kaluar, këtë vit kanë jashtëzakonisht akoma dhe më shumë motiv sesa vjet për t’u rikthyer të gjithë tek Big Brother sepse do të ketë emra të jashtëzakonshëm nga shumë fusha. Unë personalisht mendoj që emrat janë akoma më të mirë sesa ishin vitin e kaluar.
Nesër do të jetë spektakël, banorët kanë dy ditë që janë të mbyllur në hotele, në dhoma të ndryshme dhe nuk dinë asgjë për njëri-tjetrin. Do të ketë personazhe shumë të mirë, kanë dalë disa emra por që me emrat e tjerë do habiten kur ti shikojnë. Do të jenë 14 banorë. ‘Big Brother’-i këtë vit do të zgjasë mbase si vitin e kaluar, por do shikohet.
Një gjë tjetër e veçantë është se do të jetë një rubrikë që do ketë banorë të cilët nuk do të rrinë të gjithë në një shtëpi por do të ketë edhe ambiente të tjera brenda shtëpisë që do të ndahen.