Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2023. Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2023, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese.
Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas. Në një lidhje telefonike ishte këngëtari dhe kantautori i njohur Pirro Çako.
Si po i kalon Pirro këto orët e fundit të vitin 2023?
Refleksionet janë të mëdhaja, me shumë mendime.
2023 për Pirron, si ka qenë?
Me këngën “Shpirt” e shpreha atë që po përjetoj. Njerëzit e pëlqyen dhe ky është një ogur i mirë. Artisti ka shumë rëndësi të marrë një feedback të mirë. Nëse e merr i shndërrisin sytë. Më ka dhënë dëshirë të bëjë disa këngë të tjera.
Planet për 2024?
Jam në pritje për finalizimin e klipit të tretë të këngës “Shpirt”. Jemi duke punuar me videoklipin. E lash vet për vitin 2024. Do të kisha dëshirë ta realizoja një koncert por është e vështirë.