Celebrities Magazine Pardon My French Showbiz

Ekskluzivisht për TAR/ Çfarë note i vendos Efi Dhedhes vetes si moderatore?

Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon My French” nga Jonida Alickolli, të cilës i bashkohet në moderim Arbër Çepani, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht! Surpriza e këtij sezoni është Lei Kraja. Moderatorja i bashkohet dyshes sonë dhe një gjë është e sigurtë, të qeshurat dhe surprizat janë të garantuara.

E ftuar në emisionin e sotëm të “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë Efi Dhedhes. Në këtë intervistë ekskluzive, ajo ka folur më shumë për sfidën e saj më të re që është drejtimi i emisionit “F’ink” në “E Diell”. Ky program ka në qendër tatuazhet, ose siç njihen ndryshe arti i trupit. Si nisi kjo iniciativë nga ana e saj?

E nisa duke dhënë një mesazh, sepse edhe idea e kësaj gjësë lindi me faktin e paragjykimeve që ne ndjejmë sot dhe kemi ndjerë gjithmonë më saktë. Dëshirën për të nisur këtë profesion e kam patur që në moshë shumë të vogël, por nuk e përfundova pasi e kisha mendjen se çfarë do të thonë të tjerët. Duke qenë se do futesha në atë profesion do bëja edhe vetë tatuazhe, patjetër nuk do gjeja një burrë pasi do të isha gjatë gjithë kohës e rrethuar nga burra. Sidomos në atë periudhë para 14 vitesh, ku më shumë meshkujt bënin tatuazhe dhe thashë që në rregull ndoshta nuk është kjo gjë për mua. Duke qenë se unë i kam përjetuar disa gjëra vetë për të vënë veten time në pozitën e shumë njerëzve që mund të jenë në vendin tim. Tatuazhi është thjesht një indicie. 

Cila ka qenë frika e saj gjatë krijimit të këtij emisioni kaq të veçantë?

E vetmja frikë është patjetër fakti që unë nuk kam moderuar asnjëherë dhe kjo për mua është një provë që unë t’i vërtetoj vetes sime që unë mund ta bëj këtë gjë. Jam një person që kam shumë dëshira dhe futem në botën e artit. Kam dëshirë pikturën, moderimin, tatuazhet, make-up. Kam aq shumë gjëra që unë i dua dhe thjesht dua që t’i provoj dhe të shoh kush është ajo gjë që mua më përshtatet dhe unë di ta bëj më mirë. 

E pyetur se çfarë note i vendos vetes si moderatore, ajo u përgjigj:

Do i vë vetes notën 5 nga 10.