Live From Tirana

Ekskluzivisht për TAR/ Blerta dhe Gresa tregojnë gjithçka për “20 rrugë për 20 gra të vrara në një vit”!

Sot të ftuara në emisionin “Live From Tirana” kanë qenë Blerta dhe Gresa nga Kolektivi Feminist në Tiranë. Ato kanë folur në lidhje me iniciativën impresionuese kur 20 rrugë të qytetit kanë marrë emrin e 20 grave të vrara në vendin tonë. Për këtë nismë të dyja vajzat kanë shpjeguar se si ka lindur e gjithë ideja.

Kjo ide lindi pasi një tjetër lajm makabër u bë i ditur në fillim të vitit 2022 me vrasjen e Gjyle Topallit. Në 2021 kishim 20 gra të vrara dhe pavarësisht çdo ideje po mendonim se çfarë duhet të bëjmë. Roli i burrit këtu është kudo. Për këtë arsye u mor kjo nismë. Për të rritur ndjeshmërinë dhe për të parë se shiko çfarë bëhet. Prandaj zëvëndësuam 20 rrugë për 20 gra të vrara, së bashku me moshën, shkakun dhe vrasësin. 

A ishte një ndihmë kjo edhe për ju?

Mendoj që përkrahja që morëm edhe nga rrjetet sociale ishte një ndihmë. Supozohet që jetojmë në një shoqëri të lirë dhe demokratike. Jehona që mori ishte pozitive dhe një arsye më tepër që njerëzit të reagojnë. 

Një reagim shumë i ndjeshëm ka ardhur edhe nga familjarët e tyre, duke u ndjerë mirë që kjo çështje arriti që të merrte vëmendje. 

Përpos kësaj lëvizjeje vajzat kanë folur edhe për revistën e tyre “Shota”.

Hapësira publike është e dominuar dhe e uzurpuar nga burrat. Kudo për çështje politike apo ekonomike edhe në studio shikon burrat ndërsa gratë janë të ftuara për ato çështje të lehta fëminore. Pjesa dërrmuese është disproporcionale. Nuk kanë qasjen e duhur. 

Më shumë detaje për revistën “Shota”:

“Shota” është një revistë e bashkëthemeluar me Liri Kuçin. Në muajin shkurt të 2021 ka ardhur në jetë. Një revistë feministe. Në Shqipëri nuk ka pasur një revolucion feminist. Pas 90′ kemi parë të dëgjohet zëri i grave. E pamë të nevojshme që të rroknim të gjitha vajzat. Revista mund të gjendet në çdo kohë online por edhe publikohet çdo 3-4 muaj. Deri më tani janë botuar 2 vëllime por që pritet të dalë edhe i treti së shpejti.

1.FRYMËMARRJE
2.(NDËR)THURJE
3.SEKSUALITETI

A pati edhe reagime negative përpos atyre pozitive?

Pati reagime pozitive por edhe negative. Një prej tyre ishte se nuk mund të orientoheshin dot më sepse i kishim mbulluar emrat e rrugëve. Vrasja është hapi fatal, por duhet të mendojmë në fillim se çfarë përjetojnë gratë. 

Kemi pasur mbështetje edhe nga familjarët e viktimave të cilët na kanë komunikuar individualisht dhe na kanë përgëzuar për nismën. Një liste të tillë nuk duhet që t’i shtohen më të tjera. Ka qenë edhe një përkrahje e madhe nga ana e medias. Është hipokrizi kur mendon se njerëzit tronditen nga ky akt simbolik dhe nuk tronditen nga vrasja apo nga përdhunimi. 

Keni pasur mbështetje?

Mesa jemi në dijeni institucionet nuk kanë reaguar. Përligjëse kryesore me bazë gjininë. Do t’i ftonim që përmes solidaritetit të arrijmë të bëjmë një punë sistematike. Dhe nëse sot janë vendosur emrat e viktimave në rrugë nesër ne do t’i uzurpojmë me trupat tanë të gjallë.