Sot në “Maratonën e 100 Këngëve më të mira të Vitit” ishtë i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike, gazetari i njohur Bledi Strakosha. Ekskluzivisht për Top Albania Radio ai ka dhënë urimin për të gjithë shqiptarët për vitin e ardhshëm. Por si ka qenë ky vit për Bledin?
2021 ka qenë si çdo vit, që për secilin prej nesh ka një peng. Për gjërat që nuk guxojmë të hedhim një hap se kemi frikë se dështojmë si dhe për ftesat që nuk kemi shfrytëzuar. 2021 ka pengjet e tij dhe shpresojmë ta rikuperojmë në vitin e ardshëm.
Si do ta festojë Bledi Vitin e Ri?
Unë shumicën e kohës e festoj në shtëpi. Për mua ngrohtësia e shtëpisë është shumë e dashur. Edhe këtë vit do ta festoj vetëm, por shumë afër qendrës dhe do shijoj spektaklin e fishekzjarreve. Ato pak fishekzjarre që janë sepse nuk jemi në Dubai (qesh).
Çfarë do t’i uronte Bledi vetes dhe dëgjuesve për vitin 2021?
Uroj për veten dhe për këdo që të kenë shëndet. Sepse sfidat më të mëdha këtë vit kanë qenë ato shëndetësore. Jo vetëm se na ka zënë Covid-i por edhe për presionin psikologjik që kemi pasur. Për vete uroj më shumë fat nga ana profesionale dhe më shumë para se janë rritur çmimet dhe na duhen ca lekë.