E premtja është sportive për Top Albania Radio dhe “Pasò” vjen me një tjetër episod special nën moderimin e Denisit dhe Glentit. Një emision ku bëhen analiza të detajuara rreth sportit, parashikime dhe komente shumë interesante nga të ftuarit ekskluziv, vjen edhe këtë të premte me një episod të veçantë.
I ftuar ditën e sotme në “Paso” ishte Ar Bakalli, i cili u fokusua në temën e Djokovic, që aq shumë ka tërhequr vëmendjen mediatike së fundmi. Bëhet fjalë për një nga tenistët më të mirë, por duket se edhe ‘mashtrues’, pikërisht për faktin se ka gënjyer se tashmë kishte kaluar koronavirusin. Por si u shpreh Ari lidhur me çështjen e tij?! Kujt nga dy ‘palëve’ i jep ai më tepër të drejtë?!
Sa më shumë informacione lexoj i jap të drejtë të dyja palëve, duke parë që Australia ka respektuar shumë rregullat e parandalimit të Covid… Unë prapë jam me Djokovic për të drejtën e tij për të mos u vaksinuar, por ata kanë rregulla skandaloze…
Ndërkohë, Ari gjithashtu na përditëson me detaje rreth çështjes së Djokovic, duke na zbuluar disa informacione proceduriale.
Autoritetet do të mblidhen të dielën, do të vendoset… Kjo po bëhet një telenovelë në fakt… Ai rrezikon pezullimin për 3 vjet në Australi… Megjithatë, në aspektin sportiv do të isha shume kurioz të shihja si do e përballonte.